0 40

Anëtarë

0 10
k

Individ
të përfshirë

0 10

Shtete

0 30

projekte
të sukseshme

IDE . AL

Instituti i Diasporës Euro-Atlantike Shqiptare (IDE.AL) është një organizatë umbrellë e shoqatave, bizneseve, grupeve jo formale, bashkësive fetare-shqiptare, etj., që ka për qëllim të lobojë dhe përfaqësojë interesat e komunitetit shqiptar në vendet euro-atlantike. Instituti ka një mision të qartë për të promovuar lidhjet kulturore, shoqërore dhe ekonomike mes shqiptarëve të diasporës dhe vendlindjes së tyre në Ballkanin Perëndimor.

Lobim dhe advokim

Ne lobojmë dhe advokojmë për të drejtat e shqiptarëve në nivelet lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar. Kjo përfshin lobimin për përfaqësim të barabartë në qeveri, mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve dhe njohjen e kulturës dhe gjuhës shqipe.

Edukim

Ne promovojmë gjuhën dhe kulturën shqiptare nëpërmjet iniciativave arsimore, duke përfshirë kurse gjuhe, ngjarje kulturore dhe bursa. Ne krijojmë mundësi për shqiptarët të lidhen me njëri-tjetrin dhe të ndërtojnë komunitete të forta.

Rrjetizim

Ne bashkëpunojmë me organizata të tjera, si shqiptare dhe jo-shqiptare, për të arritur qëllimet tona. Kjo përfshin ndërtimin e partneriteteve me OJQ, grupe komunitare dhe agjenci qeveritare për të rritur vetëdijen për çështjet shqiptare dhe promovuar interesat e shqiptarëve.

Ekploroni vlerat tona

Organizata Ideal për të zbatuar sa më mirë misionin dhe vizionin e saj, ajo veprimtarinë e saj e mbështetë në këto vlera.

Bashkëpunimi

Bashkëpunimi përfaqëson angazhimin për të punuar së bashku me organizata të ndryshme, autoritete vendore dhe ndërkombëtare, si dhe me komunitetin për të ndikuar në ndryshime pozitive dhe për të promovuar të drejtat dhe vlerat shqiptare.

Gjithëpërfshirja

Në veprimtarinë  e IDEAL, gjithëpërfshirja është një vlerë e rëndësishme që tregon për përfshirjen e të gjithë individëve, pa dallime të prejardhjes, gjuhës, kulturës apo besimit. Çdo shqiptar, pa marrë parasysh se  ku ndodhet, ka vlerë dhe kontribut të rëndësishëm për të dhënë.

Vullnetarizmi

Vullnetarizmi tregon përkushtimin e individëve për të ndihmuar dhe kontribuar për mirëqenien e komunitetit dhe për të ndërtuar një shoqëri më të mirë. Në veprimtarinë e IDEAL, vullnetarizmi përfaqëson një burim energjie dhe dedikimi për të realizuar qëllimet e organizatës.

Diversiteti

IDEAL e përkrah dhe e respekton diversitetin, duke e parë atë si një pasuri e cila kontribuon në pasurinë dhe forcën e komunitetit tonë. Duke e promovuar diversitetin, organizata synon të krijojë një mjedis të hapur dhe të sigurtë për të gjithë.

Të drejtat e njeriut

Një qëndrim i ndërgjegjshëm dhe aktiv për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut është thelbësor në veprimtarinë e IDEAL. Organizata angazhohet për të garantuar që të gjithë individët të gëzojnë të drejta të barabarta dhe respektuar si qenie njerëzore.

Kultura demokratike

 IDEAL promovon kulturën demokratike në veprimtarinë e saj. Kjo do të thotë të inkurajojë pjesëmarrjen aktive të të gjithë anëtarëve, të mbështesë debatet e hapura dhe të respektojë proceset demokratike në vendimmarrje.

Njihni anëtarët e Bordit Drejtues

Bordi drejtues është i përbërë nga shtatë persona të cilet e përfaqësojnë organizatën:

Disa udhezime të nevojshme

Këtu mund të gjeni disa informacione të nevojshme mbi Shqiptarët.

E-Kosova

E-Albania

Muzeu Kombëtar i Fotografisë

Ministria e punëve të jashtme - AL

Ministria e punëve të jashtme - KS

Aplikacione të Gjuhës Shqipe

Muzeu Kombëtar Historik - AL

Vizito Shqip

Bashkëpunëtorët